MENU
klinika

Kunati: S’ndihemi të kërcënuar!

Dinamika e shpërthimit me tritol të bizneseve të Noizy

09.06.2022 - 09:46

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse u regjistrua mëngjesin e djeshëm në qytetin e Durrësit, ndërsa në shënjestër ishte një nga bizneset e reperit të njohur si Noizy.

Ngjarja ndodhi dy ditë pasi ai u përfshi në një sherr me reperin Cllevio. Lënda plasëse kishte për shënjestër një dyqan të marrë me qira nga babai i tij, Bashkim Rajku, në Lagjen nr.13. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe lokali i këngëtarit, Rigels Rajku, që ndodhet në katin e dytë. Nga të dhënat e para raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e ndërtesës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:24 të mëngjesit, ku është dëgjuar një shpërthim i madh, nga i cili janë dëmtuar xhamat në të dyja katet e ndërtesës. “Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ ve”, tha Policia.

REPERI, I REZERVUAR

Burime nga Policia e Durrësit thonë se nuk kanë arritur të zbulojnë elementë të rëndësishëm për hetimin, pasi Noizy është treguar i rezervuar gjatë marrjes në pyetje. Reperi ka deklaruar se ishte në gjumë kur ndodhi shpërthimi dhe nuk e ka drejtuar gishtin tek askush. “Unë isha në gjumë kur ndodhi shpërthimi. Nuk kam ndonjë ide se kush mund të jetë, por dy ditë më parë patëm përplasje fizike me Cllevio”, mësohet të ketë deklaruar ai.

ÇFARË THOTË KUNATI

I kontaktuar nga “Panorama”, kunati i reperit, Ermir Gjyzeli, i cili është dhe një ndër personat më të afërt të këngëtarit edhe në biznes, thotë se nuk ndihen të kërcënuar. Ai ka folur ekskluzivisht në lidhje me konfliktin e Noizyt dhe Cllevos. I pyetur se si është gjendja në shtëpi dhe nëse ndihen të kërcënuar pas vënies së tritolit, ai tha se gjendja është shumë okej, të gjithë janë shumë të qetë dhe nuk ndihen aspak të kërcënuar.

“Jo, nuk kemi asnjë shqetësim, të gjithë jemi shumë mirë. Nuk ndihemi të kërcënuar”, u shpreh ai. Në lidhje me vazhdimin e konfliktit, Ermiri rrëfeu se nga ana e tyre kjo gjë është mbyllur dhe tashmë ia kanë lënë në dorë shtetit dhe do të jenë ata të cilët do të merren me situatën.

“Ta bëj kafkën shportë”, kërcënimi në rrjetet sociale

Ndërsa gjatë ditës së djeshme ka reaguar në rrjetet sociale edhe një anëtar i grupit që bën pjesë edhe Cllevio, TBA-së, duke e kërcënuar publikisht Rigels Rajkun. Më anë të një videoje, Benardin Simoni ose Biiemtii deklaron se Noizy do ta paguajë që preku një anëtar të TBA-së dhe e paralajmëron që do ta godasë aty ku i dhemb zemra. Biiemtii nuk mjaftohet me kaq, ai e akuzon reperin edhe për pastrim parash. “Përshëndetje miqtë e mi shqiptarë.

Një fjalë pata për këtë Noizyn edhe për krejt grupin OTR. Ti e bone tënden me Cllevion, mirë s’ke bo, gjithsesi është rrethi aq i ngushtë i shoqnisë. Ta psh*rri karrierën. Nëse duam ne, ti s’bën koncert as në Gjermani, as në Londër, as në Amerikë, as në Itali. Do ta paguash shumë shpejt dhe shumë keq, do të godas aty ku të dhemb zemra. Ti mund të kesh miliona euro, por mos harro se je t’u pastru lekët e boloshave. Edhe mos të shkojë mendja se të mbron as ai në Athinë dhe as ai në Londër.

Ata janë çuna të mirë, i respektoj, por kur vjen puna për një anëtar të grupit TBA, ta bëj kafkën shportë. Po pastron lekët e atyre çunave, se t’i morr je. Edhe del e thu nëpër mesazhe se ke 20 milionë euro, por t’i dy milionë euro ke o p*derast. Ne po lemë 400 mijë nëpër kazino. Do të godas aty ku të dhemb zemra dhe mbaje mend dhe sa për ju grupi OTR që doni me u kap me TBA, ju psh*rri në gojë nga tri herë, çdo ditë nga një herë dhe vdisni brenda 24 orëve. Unë jam Biiemtii, anëtar i TBA-së, të fala mamës”, shprehet Biiemtii.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë deklaroi para policisë

Tritol lokalit të Noizyt në Durrës


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin