MENU
klinika

Çfarë shkruan kryeministri?

Dita nis me… portin e ri të Durrësit!

21.06.2022 - 09:41

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet e projektit të Portit të Ri të Durrësit. Ky projekt u paraqit ditën e djeshme në mbledhjen e 8-të të përbashkët të dy qeverive.

Rama e cilëson si projekt i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, që do të transformojë rrënjësisht jo vetëm infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, po edhe gravitetin ekonomik rajonal, duke e kthyer Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut.

Shkëmbimet tregtare mes vendeve pritet të rriten shumë nga ky projekt ndërsa hekurudha do të shërbejë për transportin e kontejnerëve. Ndërsa për kryeministrin Edi Rama ky projekt rrit pozitat e shteteve në Ballkan.

Në projektin për ndërtimin e Porto Romanos, përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do jetë në Prishtinë, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

Ndërsa Porto-Romano do të ketë një sipërfaqe prej 400 hektarë me kapacitet prej 2 milionë kontejnerë deri në 50 milionë tonelata. Po ashtu parashikohet të presë deri në 1 milionë pasagjerë. Nëpërmjet këtij projekti distanca me Prishtinën pritet të shkurtohet në 265 kilometra.

Synimi është që të bëhet i mundur integrimi i infrastrukturës portuale dhe hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës duke realizuar një portë të klasit botëror për në Ballkanin Perëndimor, tha në prezantimin e projektit drejtori i kompanisë holandeze.

Projekti i investimit në Porto Romano, në përfundim të tij përllogaritet të ketë një impakt pozitiv në GDP e Shqipërisë nga 3% deri në 6%, ndërsa për Kosovën ende nuk ka një përllogaritje të saktë, pasi porti i saj tokësor do të ketë kapacitet më të ulët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ishte bombë mjedisore, tani zonë pushimi"

Rama publikon pamjet nga Ekoparku i Durrësit

“Monaco duhet të na e ketë frikën”

Alabbar: Porti i ri i Durrësit nis në fillim të prillit