MENU
klinika

Provat që çuan në pranga 41-vjeçarin

Dogji zyrën e noterit, si u identifikua autori

08.06.2022 - 09:33

Pa kaluar 24 orë nga zjarri që dogji dokumentet e një noterie në Sarandë, Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin.

Dhjetëra kamera sigurie në lagjen nr. 1 të qytetit janë këqyrur nga ana e hetuesve të Policisë, duke bërë të mundur identifikimin e autorit që dogji noterinë e noterit, Aleko Anagnostit, i arrestuar pak ditë më parë në lidhje me tjetërsimin e pronave në Sarandë. Mësohet se zyra noteriale ishte e rrethuar nga 4 banka të nivelit të dytë ku Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie.

Autori i maskuar pasi shqyen derën, hyn brenda dhe vendos zjarrin. Pasi del, përdor shkallaret e qytetit për t’u ngjitur nga rruga nr.2 ne atë nr.3. Nga kamerat e një biznesi filmohet teksa hedh në koshin e mbeturinave një shishe. Pikërisht kjo shishe, e cila rezultoi me mbetje benzine, u sekuestrua nga Policia dhe iu nënshtrua ekspertizës daktiloskopike dhe biologjike. Më pas, autori largohet në brendësi të disa pallateve. Policia ka ndjekur gjithë itinerarin derisa ka arritur të identifikojë 41-vjeçarin Marjo Sinani.

Sipas burimeve policore, ky shtetas e ka të përsëritur këtë vepër, pasi e ka kryer edhe ne 2008-ën ndaj një ish-drejtuesi institucioni në Sarandë, të cilit i dogji makinën. Burimet bëjnë me dije se tashmë është e sigurt se Sinani, përdorues i drogave të forta, është paguar për të djegur noterinë e Aleko Anagnostit me qëllim zhdukjen e provave materiale. Për këtë, Policia prej disa orësh po punon për identifikimin e autorit.

ÇFARË U DOGJ

Në zyrën e Aleko Anagnostit ndodheshin dosje me dokumente të tre noterëve. Sipas burimeve, në zyrën e noterit, veç dokumenteve të tij, ndodhej edhe gjithë dokumentacioni i ish-noterit Artan Lulaj, i cili më vonë ushtroi detyrën e prokurorit në Tiranë, si dhe një pjesë e dokumentacionit të ish-noteres Ermioni Gjoka, bashkëshortja e ish-kryetarit të Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, në vitet 2003- 2011. Një raft me dokumente janë djegur në zyrën e noterisë. Noteri u arrestua pas tjetërsimit të rreth 10 mijë metrave katror tokë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U arrestua disa ditë më parë

I vihet flaka zyrës së noterit në Sarandë!