Klasikja evropiane mes Italisë dhe Gjermanisë ka përmbushur pritshëmritë për nga ritmi dhe rastet, por nuk ka patur një fitues në Bologna, me sfidën e parë të Ligës së Kombeve mes tyre të mbyllur 1-1.
Pas një pjese të parë të luftuar dhe me raste të humbura nga të dy ekipet, me Scamaça-n që ka goditur edhe shtyllën, sfida është zhbllokuar në minutën e 70- të.
Pellegrini ka shënuar për vendasit pas një asisti të marrë nga 18-vjeçari debutues Wilfired Gnonto, lojtar i rritur te të rinjtë e Inter-it që aktualisht luan në Zvicër me Zurich.
Gnonto është bërë lojtari i parë i lindur pas 1/1/2003 që ka veshur fanellën e kombëtares së parë të Italisë. Festa e italianëve ka zgjatur pak. Gjermanët, në fakt, kanë arritur të barazojnë tri minuta pas pësimit të golit me Joshua Kimmich, që ka fiksuar shifrat në 1-1.
Në sfidat e tjera të mbrëmjes, Mali i Zi mundi Rumaninë me shifrat 2-0 e vlefshme për Ligën B, Grupi 3, ndërsa në Ligën C, Grupi 1, Turqia fitoi me poker përballë Ishujve Faroe.