MENU
klinika

‘Një komunitet i ri politik evropian’

Draghi në mbështetje të Ukrainës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriu për anëtarësimin në BE

21.06.2022 - 18:37

Në fjalimin e tij në Senat gjatë ditës së sotme, kryeministri Italian Mario Draghi tha se Italia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës. Ai foli gjithashtu për zgjerimin e Evropës me vendet e Ballkanit, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

“Ne mbështesim Ukrainën dhe vazhdojmë me sanksionet kundër Rusisë. Kjo është strategjia e Italisë. Në vizitën time në Kiev pashë nga afër shkatërrimin e luftës. Unë vërej vendosmërinë e ukrainasve për të mbrojtur vendin e tyre. Zelensky na kërkoi të mbështesim Ukrainën për të arritur një paqe që respekton të drejtat e tyre, vetëm një paqe e rënë dakord dhe jo e pësuar mund të jetë vërtet e qëndrueshme”, u shpreh kryeministri Draghi.

Më pas ai foli gjithashtu lidhur me zgjerimin e Evropës lidhur me vendet e Ballkanit, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Hipotezat e një komuniteti të ri politik evropian dhe rregullat e vjetruara që duhen kapërcyer”, ishin pikat kryesore të prekura gjatë fjalimit të tij në senat.

“Këshilli i ardhshëm Evropian do të jetë gjithashtu një mundësi për të diskutuar zgjerimin e kufijve të Evropës drejt lindjes. Krahas hyrjes së Kievit, Italia është edhe në favor të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, nënvizoi kryeministri Draghi.

Draghi më pas trajtoi çështjen e hyrjes së Kievit në Bashkimin Evropian duke thënë:

” Italia dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në BE dhe se ajo ka statusin e kandidatit. Italia ishte ndër të parat që e mbështeti këtë pozicion. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në çdo forum ndërkombëtar, i vetëdijshëm se jo të gjitha shtetet anëtare ndajnë këtë qëndrim, por rekomandimi i Komisionit është inkurajues dhe besoj se Këshilli Evropian mund të mbajë një qëndrim konsensual për këtë”, tha Draghi.