MENU
klinika

Pas ndarjes nga Anwar Hadid

Dua Lipa në një lidhje me drejtorin e markës së njohur?

04.06.2022 - 07:45

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është gjithnjë në qendër të vëmendjes! Bukuroshja gjithmonë sjell hite të padiskutueshme por edhe jeta e saj personale komentohet jashtë mase shumë.

Së fundmi, ajo ndodhet në turin e koncerteve “Future Nostalgia”. Dua ka qenë në Itali ku ka performuar por është parë në Portofino së bashku me drejtorin e markës “Valentino”.

Dyshja janë parë mjaft të afërt me njëri tjetrin.

Yigit Turhan dhe Dua Lipa janë parë pranë pishinës së hotelit ku po qëndron këngëtarja e njohur.

Mirëpo, së fundmi janë ngritur dyshime se Dua mund të jenë në një romancë me Yigit Turhan.

Dua Lipa looks cosy as she poses in matching sweaters for a selfie with a mystery man in Portofino | Daily Mail Online

Kujtojmë që këngëtarja u nda nga Anwar Hadid në fund të vitit që lamë pas.

Nga ana tjetër, një incident i ndodhi Dua-s në Milano pak ditë më parë, ku u rrëzua në skenë.

Por ajo u ngrit menjëherë duke vijuar me performancën. Së fundmi, ajo publikoi videon në Instastory ku tregonte momentin kur u rrëzua në skenë. Në video, Dua shkruan: “Spektakle djersitëse, dysheme të djersitëshme.”- duke mos fshehur aspak dhe humorin.

Jo vetëm kaq por ajo ka treguar se pas rrëzimit, gjuri i saj është nxirë.

“Më nxiu gjurin megjithatë”- shkruante ajo në foton e publikuar në Instastory

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë i bënë bashkë 2 këngëtaret

Dua Lipa dhe Katy Perry së bashku në Indi