MENU
klinika

Sfida e peshave të rënda

Duel në “Detin e Kuq”, data dhe vendi i Usyk-Joshua

20.06.2022 - 10:25

Tashmë është zyrtare! Revanshi i peshës së rëndë në boks mes ukrainasit kampion bote Oleksandr Usyk dhe ish-kampionit, britanikut Anthony Joshua, do të zhvillohet më 20 gusht, në Jeddas të Arabisë Saudite.

Në këtë sfidë, Usyk do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë (IBF, WBA e WBO) që pat fitua ndaj Joshua në shtatorin e vitit të kaluar. Sfida ishte planifikuar në pranverën e këtij viti, por u shty disa herë si pasojë e përfshirjes së Usyk në luftën që ka nisur në vendlindjen e tij.

Kjo sfidë do të quhet “Tërbim në Detin e Kuq” dhe pritet të jetë një tjetër përballje e jashtëzakonshme e këtij Divizioni. Joshua shpreson të përsëritë suksesin e tri viteve më parë, ku në Lindjen e Mesme rimori titullin që pat humbur ndaj meksikanit Andy Ruiz.

Usyk është ende i pamposhtur në karrierën e tij (19 fitore e 0 humbje), ndërsa Joshua numëron 24 fitore e 2 humbje në karrierë. Një përballje me 12 raunde që nuk ka favoritë dhe që pritet të dhurojë spektakël.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN