MENU
klinika

Tenis

Dy pozitivë, frikë nga vatra e infektimit në Wimbledon

28.06.2022 - 15:07

Tenisti italian Matteo Berrettini (numri 8 në botë) dhe ai kroat Marin Cilic kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 orët e fundit. Të dy do të debutonin sot në grand slam të Wimbledon, por kanë hyrë menjëherë në izolim, duke u tërhequr nga gara.

Berrettini është finalist i edicionit të fundit dhe ishte një ndër pretendentët për ta fituar trofeun këtë sezon. Edhe Cilic po kalonte një moment të mirë. Këto dy infektime kanë vënë në alarm organizatorët, pasi ata gjatë këtyre ditëve janë stërvitur bashkë me tenistë të tjerë:

Berrettini është stërvitur me Rafael Nadal, ndërsa Cilic është stërvitur me Novak Djokovic. Për momentin nuk ka informacione për tenistë të tjerë pozitivë, por frika se mos në Wimbledon krijohet një vatër infeksioni ka vënë në alarm organizatorët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN