MENU
klinika

Rrahën për vdekje grekun jashtë një lokali nate

Dy shqiptarët akuzohen për vrasje me paramendim

28.06.2022 - 12:17

Dy shqiptarët që rrahën për vdekje një 42-vjeçar mbrëmjen e së dielës në Athinë kanë dalë sot para Gjykatës greke.

Arrestimi i dy shqiptarëve u bë sot në mëngjes.

Kujtojmë se 42-vjeçari nga Rafina u rrah brutalisht jashtë një lokali nate nga një grup prej pesë shqiptarësh, por vetëm dy prej tyre janë arrestuar, shkruan protothema.gr.

Drejtësia greke po heton dy shqiptarët për veprën penale vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.