MENU
klinika

Grave dhe vajzave

E padokumentuar. Shkolla e parë shqipe

16.06.2022 - 11:21

          Themeluesja e shkollës së parë, për gratë dhe vajzat shqiptare, ishte Kushe Mica, e cila u lind në Shkodër, më 16 qershor 1832.

Familja e saj, për arsye konflikti gjakmarrjeje, u zhvendosën në Shkodër, nga Dukagjini. Karrierën e mësueses, ajo e filloi në moshën 27-vjeçare.

Si autodidakte, Kushe Mica studioi për dhjetë vjet, me farmacistin venecian, Shjor Marko Rebeskin. Gjatë kësaj kohe, perfeksionoi gjuhët frënge dhe italiane. Në vitin 1859, ajo çeli shkollën e parë, për gratë në Shkodër, të quajtur “Shkolla e Kushe Micës”.

Shkolla u hap pavarësisht shumë pengesave nga autoritetet turke. Çeremonia ishte e thjeshtë, por me një pjesëmarrje masive. Lëndët mësimore, ishin: shkrim, lexim, numra (aritmetike), vizatim, këngë (muzikë) dhe punë dore.

Ndërsa në vitin 1904, streha arsimore do të mbylllej, 45 vjet pas themelimit.

Kjo shkollë nuk arriti të behej e njohur si shkolla e parë shqipe, pasi programi nuk ishte i dokumentuar dhe Kushe Mica, nuk ishte në nivelin e duhur arsimor.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane

Nga SHBA-ja tek Zvicra e Australia

‘Vatrat’ arbëreshe nëpër botë