Pas humbjes me përmbysje nga Izraeli, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, dha opinionin e tij për këtë sfidë në një prononcim për “Super Sport”.
“Ishte një arsye pse nuk luajtëm në pjesën e dytë. Pas golit të tyre, e njëjta gjë ndodhi në Islandë. Fillimisht dhurohet goli, se deri te goli po luanim mirë. Aty u dhurua ndeshja se ishte një pjesë e parë e mirë. Ishim më intensivë.
Por dolëm të sulmonim dhe ata nuk pritnin gjë tjetër, se janë të aftë, se kanë shpejtësi. Ne e ia dhuruam golin e barazimit në një pjatë të argjendtë, ishim 2 kundër 3. Nuk mund të bëhet një dalje ashtu, duhet edhe koka kur je lojtar, duhet arsyetuar në fushë, duhet parë kur duhet të dalësh, duhet vlerësuar cilësia e kundërshtarëve.
Edhe me Islandën ishte e njëjta gjëra, në çdo ndeshje ka një arsye pse, sepse kemi bërë një gabim. Pastaj luajtëm keq, se pjesën e parë luajtëm shumë mirë, me agresionin e duhur, i vumë në vështirësi.
Atëherë pse duhet të bësh vetëm pjesën e parë dhe t’i japësh mundësi. I dhamë hapësira dhe mbetën Veseli e Gjimshiti të vetëm, se kishim dalë para. Por nuk duhet të ndodhë, kjo është vështirësia e madhe.
Pse ndodh rënia? Ndodh se janë këto situata. Kush e ka thënë që jemi favoritë? Cili opinion? Janë të tjerët që e dinë futbollin që e dinë forcën që ka Izraeli dhe e pamë edhe sot. U desh të bënim një ndeshje të madhe më vëmendje, u rinisëm mirë, por nëse bën gabim dhe nuk është i pari se po flasim prej tre vitesh, është gjithmonë diçka që nuk bëhet ky hap.
Por jo sepse skuadra nuk ka aftësi, por se bën gabime, se ka dy ndeshje në një. Duhet të lexosh në fushë, unë mund të jap instrumentet por janë lojtarët që duhet të kuptojnë se kush është momenti i rrezikut. Kështu nuk rritet kurrë, duhet përulësi, me modesti, kështu arrihen rezultatet se kështu nuk shkohet nga asnjë anë.
Zëvendësimet? U mundova të bëja zëvendësime për të shtuar forcë pasi nuk dilnim dot përpara. U mundova që të shfrytëzoja topin në ajër se ata nuk janë gjigandë, hodha në fushë prani fizike. Por gjithçka u kompromentua te barazimi, me barazimin ne u fikëm, e kur rikuperon bëhet e vështirë se ata kishin më shumë forcë se ne.
Abrashi ishte në limite që në fundin e pjesës së parë, të tjerët nga pikëpamja e vrapimit nuk japin shumë. Bajrami e Asllani janë lojtarë teknikë, por këtu sot duhej më shumë nga pikëpamja fizike. Vendosa Gjasulën se ka prani fizike të ndryshme se ata në mesfushë po punonin mirë dhe vraponin.
Pastaj ata u karikuan nga goli, se kur bëjnë barazimin ne lëshohemi e ata ekzaltohen. I thashë që të hyjmë në fushë e mos bëjmë gabime, por bëmë një gabim te goli i parë i tyre që një skuadër normale nuk e pëson. Nga pikëpamja individuale skuadra dha çfarë kishte, por duhet përdorur pak më shumë koka. Kjo është ajo që dua të them”, tha Reja.