MENU
klinika

KOSOVA...

Ekstradimi në Hagë i Kasapit të Ballkanit

28.06.2022 - 16:10

        Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, i njihur ndryshe si “kasapi i Ballkanit”, më 28 qershor 2001 u ekstradua në Hagë; më 27 maj 1999, u bë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë.

Më vonë, Millosheviçi u akuzua për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai ishte ekstraduar me urdhrin e qeverisë serbe. Millosheviçi u arrestua në Beograd, më 1 prill 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e mijëra njerëzve.

Gjykimi ndaj tij në Hagë, nisi më 12 shkurt 2002. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë dhe Kroaci, si dhe për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë, zgjati deri më 25 shkurt 2004. Mbrojtja e tij, nisi në fund të gushtit të atij viti.

Procesi gjyqësor ndaj Millosheviçit u ndërpre dhjetëra herë, për shkak të problemeve kardiovaskolare që ai kishte dhe tensionit të lartë të gjakut.

Më 22 shkurt, Millosheviçi deklaroi se nuk ishte në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa më 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij, për shërim në Rusi.

Më 11 mars, në orën 9:30, ai u gjet i vdekur në qelinë e tij.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit