MENU
klinika

“Mos bëni lojëra me Turqinë”

Erdogan kërcënon: Nuk ka më bisedime me Greqinë

01.06.2022 - 18:27

Përpjekjet për zgjidhje me diplomaci të mosmarrëveshjeve për kufijtë detarë mes Turqisë dhe Greqisë marrin sërish tatëpjetën. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan njoftoi para parlamentit të vendit, fundin e bisedimeve me palën greke, të nisura vitin e kaluar.

“Mos bëni lojëra me Turqinë se do të lodheni e do mbeteni rrugëve. Për këtë arsye, duke anuluar marrëveshjen për Këshillin Strategjik greko-turk iu thashë kolegëve të mi të mos zhvillojnë më bisedime me ta”.

Veprimi që ka irrituar Erdoganin është thirrja që kryeministri grek Qirjakos Micotaqis bëri gjatë vizitës në Uashington në Maj, për të mos i shitur Turqisë avionë luftarakë të sofistikuar F-16. Pas kësaj thirrjeje, Erdogan tha se Micotaqis nuk ekziston më për të.

Gjatë fjalimit në parlament këtë të Mërkurë, Erdogan tha po ashtu se nuk kishte parë përpjekje serioze nga Suedia dhe Finlanda për të bindur Turqinë në ndryshimin e qëndrimit kundër anëtarësimit të tyre në NATO.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jemi kundër ndryshimit të kufijve”

Ministri i Jashtëm grek: Po synojnë destabilizimin në rajon

Turqia qëllon me predha pranë ishujve grekë

Fokusi në Ukrainë, por Egjeu gati të “marrë flakë”


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi