Në fund të një gare të karakterizuar nga rëniet, Fabio Quartararo ka marrë në Barcelonë një sukses që e afron akoma më shumë me titullin kampion. Suksesi i dytë sezonal për kampionin në fuqi dhe dramë sportive për Francesco Bagnaia.
Piloti i Ducati-t ka qenë viktimë (bashkë me Alex Rins) e Takaaki Nakagami. Në podium me Quartararo, Jorge Martin dhe Johannn Zarco.
The World Champ kicks on in Barcelona! 🚀#CatalanGP 🏁 pic.twitter.com/hrzX4dg7Am
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) June 5, 2022
Gabim i pabesueshëm i Aleix Espargarò, i cili ka festuar një xhiro para fundit dhe ka humbur vendin e dytë dhe duke dalë i pesti! Nga ky gabim i Espargaro ka përfituar edhe Joan Mir, i cili e ka mbyllur garën e Çmimit të Madh të Barcelona-s në vendin e katërt.