MENU
klinika

Ish-sulmuesi i Barçës dhe Inter

Eto’o dënohet me 1 vit e 10 muaj burg në Spanjë

20.06.2022 - 18:36

Telashe të tjera për ish-sulmuesin kamerunas, Samuel Eto’o, dikur futbollist i Barcelonës, Inter dhe shumë skuadrave të tjera. Dënim me 22 muaj burg për evazion fiskal: ky është dënimi i marrë së fundmi për të.

Telashet nisën kur 3.8 milionë euro iu fshehën autoriteteve tatimore spanjolle ndërmjet viteve 2006 dhe 2009. Sigurisht Eto’o nuk do të përfundojë fizikisht pas hekurave. Prokuroria kishte kërkuar fillimisht 4 vjet e 6 muaj burg për të dhe agjentin e tij, Jose Maria Mesalles (ky i fundit u dënua me një vit).

Burgu do të duhet të kompensohet me një gjobë prej 1.8 milionë euro dhe 900.000 euro respektivisht për agjentin. Eto’o e pranoi mashtrimin, por akuzoi Mesalles, të cilin ai e ka quajtur gjithmonë “një baba i dytë”, pa e përmendur drejtpërdrejt.