MENU
klinika

Ngjarje tragjike në Elbasan

Familjarët gjejnë pajetë 16-vjeçaren në banesë

26.06.2022 - 18:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Elbasan, ku mësohet se një 16-vjeçare ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll” të këtij qytetit.

16-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesë nga familjarët,. Ndërkohë nuk dihet shkaqet që kanë çuar adoleshenten drejt këtij akti të rëndë.

Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku edhe ka marrë në pyetje të afërmit.