MENU
klinika

Illyricvm

Filmi i parë Ilirëve, Premierë botërore

16.06.2022 - 13:44

         Me ngjarjet që vendosen në fushatat e Oktavianit në Iliri, do të jetë filmi i parë për ilirët.

Me skenar dhe regji të Simon Bogojević Narath, filmi artistik i metrazhit të gjatë “Illyricvm”, bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Kosovës dhe Bosnjës, do të ketë premierën botërore në Festivalin Kroat të Filmit në Pula, më 21 korrik, raportojnë mendiet në Kosovë.

Fatmir Spahiu, njëri nga producentët e filmit ka bërë të ditur lajmin dhe gjithashtu ka njoftuar se tashmë e ka parë filmin e përfunduar dhe është pamasë i lumtur për punën e bërë.

“Mundem me thane qe jam pamase i lumtur per punen e bere dhe sidomos me punen e aktorve kosovar ne film, thjesht te mahniteshem!

Premiera e filmit pritet te jete ne festivalin e filmit ne Pula (Kroaci) gjate muajit Korrik.

Kurse ajo kosovare shpresoj ne vjeshte”, – ka shkruar aktori Fatmir Spahiu.

Vlen të thuhet që ky është prodhimi i parë kinematografik ku personifikohen ilirët.

Në këtë film është përfshirë një kastë e madhe e aktorëve kosovarë, që janë: Ylber Bardhi, Labeat Bytyçi, Ilir Prapashtica, Dukagjin Podrimja, Kushtrim Hoxha, Armend Smajli, Lulzim Bucolli, Bujar Ahmeti, Rina Krasniqi, Ali Demi, Gani Morina, Selman Lokaj e të tjerë.

Filmi është përkrahur nga këto institucione: Qendra Kinematografike e Kosovës, Hrvatski Audiovizuelni Centar, Slovenski Filmski Centar, FRIULI-VENEZIA GIULIA REGIONAL FUNDVIBA FILM, Euroimages dhe Komuna e Prishtinës, por duke përfshirë edhe kompani të ndryshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”

... e hollë e gjatë si në piktyrë të Botticelli-t"

“Dit’ e verës çkrin dimëri qaset Vera buzëqeshur


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit