Franca mposhtet për herë të dytë në grupin të Ligës A në Nations League, duke rrezikuar rënien në Ligën B. Edhe pse luanin në shtëpi, “Gjelat” humbën 0-1 përballë Kroacisë dhe mbesin në vendin e fundit.
Modric ishte ai që shënoi golin e fitores me anë të një penalltie në minutën e pestë. Edhe pse yjet në fushë, si Benzema, Mbappe, Tchouaemi e të tjerë, Franca nuk shmangu dot humbjen, madje miqtë mund të kishin shënuar më shumë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Danimarka mundi Austrinë 2-0 dhe mban kreun e grupit, që tani ndiqet nga Kroacia, me këtë të fundit që duhet t’i fitojë të dyja ndeshjet e fundit për të marrë kreun.
Në Ligën B sonte luajtën edhe Islanda me Izraelin, dy rivalët e Shqipërisë në grupin 2. Ashtu si në sfidën e parë mes tyre, edhe kjo sfidë përfundoi 2-2. Kombëtarja shqiptare do të fitonte këtë grup vetëm nëse i fiton të dyja ndeshjet e shtatorit, me Izraelin në transfertë dhe Islandën në shtëpi.