MENU
klinika

Kroatja Mana Maria Markovic

Futbollistja më seksi në botë: Mos më quani të tillë!

16.06.2022 - 15:59

Futbollistja kroate Ana Maria Markovic shpesh është quajtur si lojtarja më e bukur në botë, por ajo nuk dëshiron t’i thonë se është lojtarja më seksi.

“Më pëlqenin artikujt që më quanin si futbollistja më e bukur në botë, ose njëra prej më të bukurave, sepse më bën të lumtur kur dëgjoj se jam e bukur”, – deklaroi Markovic.

Mirëpo, ajo nuk dëshiron të dëgjojë kur thonë se kjo bionde është futbollistja më seksi në botë. “Por, më pas u shfaq një artikull në gazetë, i cili më përshkruante si futbollisten më seksi në botë”, – shton 22 vjeçarja.

“Nuk më pëlqen ta dëgjoj këtë… për shkak të familjes sime”, nënvizoi futbollistja e Grasshoppersit, e cila i ka mbi 600 mijë ndjekës në “Instagram”. “Mendoj se duhet të jeni të kujdesshëm kur shkruani për njerëzit. Por, në fund të ditës mendoj se nuk ishte dhe aq keq”, – përfundoi ajo.