Futbollisti Kurt Zouma është dënuar me 180 orë shërbim në komunitet dhe i është ndalur mbajtja e maceve për pesë vjet pasi e kishte shkelmuar dhe i kishte dhënë shuplaka macës së tij.
Futbollisti i West Ham ishte filmuar nga vëllai i tij, Yoan Zouma, teksa po e keqtrajtonte macen e tij. 27 vjeçari ishte dëgjuar duke qeshur dhe duke thënë: “Ju betohem se do ta vras”.
Ai e pranoi fajin në gjykatë në Londër javën e kaluar për abuzim ndaj kafshës. Vëllai i tij, Yoan, 24 vjeç, e kishte filmuar sulmin e Zoumas dhe i kishte dërguar vajzës me të cilën ishte në lidhje në atë kohë.
Kurt Zouma volleying his cat 😱😱
pic.twitter.com/I7s3gpHpPf— The72 – We Love the #EFL (@_The72) February 7, 2022
Por, ajo ishte shokuar dhe pas një kohë e kishte paraqitur rastin në polici. Zouma për këtë veprim e ka humbur sponsorin Adidas dhe është gjobitur me 250 mijë paund, ndërsa humbi edhe vendin në Kombëtaren e Francës pasi plasi ky skandal.