Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka deklaruar se nuk do të mund të ishte në krye të vendeve që kanë ofruar mbështetje për Ukrainën në mes të luftës së saj me Rusinë, nëse ajo do të ishte ende në BE.
Duke folur për CNN, kryeministri tha: “Unë nuk mendoj se Britania e Madhe brenda Bashkimit Europian dhe brenda llojit të matricës së politikës së jashtme të përbashkët dhe politikës së sigurisë që kishim atëherë, nuk mendoj se do të ishim renditur si vendi i parë europian që armatosi ukrainasit, për t’u dhënë atyre mjetet për t’u mbrojtur kundër Rusisë.
“Unë mendoj se kjo tregon për një vend që i mendon më gjatë gjërat, që mendon për botën me një perspektivë më globale dhe është ambicioz. Kjo nuk do të thotë se ne jemi më pak europianë. Ne jemi ende europianë, por mendoj se kemi një qasje më globale”.
Kur u pyet nëse Mbretëria e Bashkuar është më mirë se sa ishte gjashtë vite më parë kur ishte ende në BE, Johnson shtoi: “Është më mirë. Më lejoni t’ju jap një shembull. Falë pozicionit që mbajtëm, ne kishim një agjenci të pavarur mjekësore që ishte në gjendje të na siguronte vaksinën e parë anti-Covid në MB.”