22.06.2022 - 10:40
Avokatë dhe qytetarë janë ngritur në protesta para gjykatës së Kurbinit, kundër hartës së re gjyqësore.
Ata kanë kërkuar që të mos mbyllet gjykata e rrethit të Kurbinit, që ka rreth 90 mijë banorë.
Pjesë e protestës janë edhe deputetët e PD, Kastriot Piroli dhe Elda Hoti.
Në një pankartë të vendosur në kangjellat e gjykatës shkruhet: “Bojkot kundër largimit të Gjykatës së Kurbinit. Banorë mbroni institucionet e qytetit tuaj. 90 mijë banorë s’mund të lihen pa gjykatë.”
Kjo është java e dytë e protestës së avokatëve të cilët kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kundër hartës së re gjyqësore