MENU
klinika

Më në fund një datë publikimi

“House of the Dragon” po vjen shumë shpejt

23.06.2022 - 11:06

Për të gjithë fansat e “Game of Thrones”, vijnë lajme tepër të mira pasi kemi një datë publikimi për serialin tjetër “House of the Dragon”. Seriali do të shfaqet premierë në HBO dhe HBO Max më 21 gusht. Do të ketë 10 episode në sezonin e parë, me shumë gjasa që do të zgjasin rreth 60 minuta secili.

Megjithëse disa prej nesh mund të ndihen ende të pakënaqur nga mënyra se si përfundoi “Game of Thrones”, HBO ka plane të risjellë lavdinë e serialit i cili they cdo rekord në momentin e publikimit.

Seriali “Game of Thrones” u bë hiti më i madh i HBO-së ndonjëherë dhe drama më shumë fituese e çmimeve “Emmy” e të gjitha kohërave. “House of the Dragon” do tregojë konfliktin legjendar brenda Shtëpisë Targaryen dhe ngjarjet zhvillohen 200 vjet përpara ngjarjeve të serisë origjinale.

“House of the Dragon” bazohet në librin “Fire and Blood” nga shkrimtari George R. R. Martin, i cili tregon pushtimin e Shtatë Mbretërive nga dinastia Targaryen. Seriali është një iniciativë e madhe për HBO, e cila shpreson të përsërisë suksesin e “Game of Thrones”. Fansat gjithashtu kanë pritshmëri të madhe dhe shpresojnë të paktën të heqin shijen e hidhur nga sezoni përfundimtar i “Game of Thrones”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Seriali nuk ishte i mirë për mua"

Çudit shkrimtari i ‘Game of Thrones’