Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Top Story” tha se historia Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt shkon përtej asaj që quhet sekret hetimor.
Anila Hoxha: Kjo çështjeje do zgjasë disa ditë. Historia e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt shkon përtej asaj që quhet sekret hetimor. I tërheq gazetarët që të jenë në kërkim të detajeve për konkurrencë. Pikëpyetja e parë është nëse sekreti u dëmtua kur e tha Dumani apo më herët. Pasi Dumani u arrestua, u shpërnda një video e arrestimit ku ishte strehuar pasi ishte plagosur.
Gledis Nano e konsideroi një sukses pasi Dumani gjurmohej prej kohësh ndërsa policia po dështonte. Sapo pacienti u transferua në spitalin e burgut, pati masa nga SPAK. Merrte liri me kusht për shkak të një sëmundje të zëmrës. Për shkakun shëndetësor del pas arrestimeve. Ky shtetas, nga krime të vogla u perfeksionua. U dënua me kusht dhe askush nuk e kontrolloi. SPAK e ka në duar, përpiqet të ruajë sekretin, prokurorët fillojnë dhe e vizitojnë shpesh në spitalin e burgut.
SPAK ka partner policinë e shtetit, ndërkohë që duhet të ketë BKH, këtu fillon problem. Po të duan I ruajnë shumë mirë sekretët. Në spitalin e burgut ka policë të burgjeve, ambientet e spitalit janë të pa konsiderueshme. Në ditët e para qarkulloi informacione që Nuredini kishte filluar të fliste, kjo ishte çështja më e diskutuar.
U raportua që është penduar, ishte një lajm i madh se dihej kush ishte Dumani dhe Hoxha. Njësoj do të ishte edhe për Talo Çelën nëse do kapej. SPAK nuk nisi asnjë hetim dhe verifikim, ata janë pronarët e atij sekreti, është përgjegjësia e tyre.
A raportojmë për fëmijë të abuzuar, japim emrat e tyre? Nuk e bëjmë për të ruajtur fëmijën. Në SPAK aktualisht ka një hetim për dekonspirim. Ata vërtet thonë që e kishin me gazetarin, por ata thonë ndalohet publikimi i pjesshëm apo i plotë.