MENU
klinika

Çfarë nuk dini?

I famshëm, por Koloseu lulëzoi vetëm pak kohë parë

19.06.2022 - 19:58

        Çfarë ndodhi me gjysmën tjetër të Koloseut? – kjo mund të jetë një nga ato pyetje, për Romën e lashtë, që nuk guxonit ta bënit në shkollë, thotë Dr. Garret Ryan. Apo, pasi keni parë strukturën e të këtyre rrënojave masive antike, të promovuar kudo, nga kutitë e picave italiane e deri te bluzat, për formën e Koloseut, mund të mos keni menduar kurrë.

Për të shkuar në Romë dhe konkretisht, për të vizituar Koloseun, mund të shpenzoni qindra dollarë ose mund të kaloni me makinë përpara tij çdo ditë, pa menduar më gjatë për të.

Koloseu, pret më shumë vizitorë në vit sesa shatërvani “Trevi” dhe “Kapela Sistine”, së bashku, ky monument i Romës perandorake ka vuajtur nga një neglizhencë e madhe, për 1,500 vjet, qyshse ishte arena e gladiatorëve.

“Rreth 1,500 vjet neglizhencë dhe me projekte të rastësishme ndërtimi”, shkruan Tom Mueller në Smithsonian, “erdhën njëri pas tjetrit”. I përdorur si gurore, pas shekullit XVI, për pjesën më të madhe të kohës, amfiteatri dhe “Hipogeumi” i tij (sistemi i ndërlikuar i tuneleve dhe punimeve nëntokësore) u rrënuan plotësisht.

Koloseu, përgjithësisht është injoruar. Por, ia vlen të shuhet kureshtja për historinë e tij:

Gjatë shekujve, njerëzit e mbushën Hipogeumin me papastërti dhe rrënoja, mbollën perime, ruanin sanë dhe hidhnin jashtëqitjet e kafshëve. Në pjesën e sipërme, ku ndodhet amfiteatri, korridoret e mëdha të harkuara strehonin këpucarë, kovaçë, priftërinj dhe këmbyes monedhash, për të mos përmendur kështjellën “Frangipane”, të kryekomandantëve të luftës së shekullit XII.

Asokohe, legjendat vendase dhe pelegrinët e përshkruanin unazën e shkatërruar të mureve të amfiteatrit, si një tempull të dikurshëm të diellit. Nekromancerët shkonin atje, gjatë natës për të thirrur demonët.

Në fund të shekullit XVI – përpara se papët, të parakalonin nëpër arenë, për të nderuar të krishterët që u përdorën si ushqim për kafshët e egra – “Papa Sixtus V, ndërtuesi i Romës së Rilindjes, u përpoq ta shndërronte Koloseun, në një fabrikë për përpunimin e leshit”.

Kjo sipërmarrje dështoi dhe, shumë shpejt, larmia e madhe e jetës së bimëve të egra filloi të tërheqë botanistët, të cilët arritën të dallonin rreth 337 lloje të ndryshme bimësh. Hipogeumi, mekanizmi arkitekturor falë të cilit, zhvilloheshin spektaklet në pjesën e sipërme të skenës, u pastrua vetëm në vitet 1930 nga Benito Mussolini, si pjesë e përpjekjeve për të rikthyer lavdinë e Romës klasike.

Restaurimi i Koloseut filloi vetëm në vitet 1990 dhe vizitorët, janë lejuar të shohin punimet e brendshme të rrënojave, vetëm pas vitit 2011, thuajse 2000 vjet prej ndërtimit, midis viteve 72 – 80 pas Krishtit. I quajtur fillimisht, si “Amfiteatri Flavian”, emri i ndërtesës u ndryshua, për të treguar afërsinë me Kolosin e Neronit, një monument i arrogancës perandorake, ky i zhdukur prej kohësh.

Pra, për sa i përket gjysmës që mungon? “Përgjigjja e shkurtër, – shkruan Dr. Ryan – është: tërmetet dhe Papët, kjo është listë.”

Më gjatë, siç mund ta imagjinoni, është shumë më e përgjakshme, pasi përfshin ngjarje të tilla, si: festimi 123-ditor i fitores së Perandorit Trajan në Dacia, “kur luftuan 5,000 çifte gladiatorësh dhe u vranë 11,000 kafshë.”

Pas rreth 500 vjetësh të këtij sporti të përgjakshëm dhe rreth 1,500 të tjera amortizimi, mund të thuhet se Koloseu ka rezistuar jashtëzakonisht – një vlerësim ky, për arkitektura romake, e vetmja gjë që Perandoria Romake, dukej se e donte më shumë sesa vdekjen e dhunshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kosto më të lirë për t’u vizituar

Njihuni me “binjaket” e këtyre vendeve!