MENU
klinika

Shifrat

Ibrahimaj: Ekonomia në Shqipëri po vazhdon të rritet

30.06.2022 - 11:52

Pavarësisht krizës, ekonomia në Shqipëri po vazhdon të rritet. Kështu ka deklaruar në Kuvend, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, teksa sot diskutohet akti normativ për kompensimin e çmimeve.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ministrja tha se Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në rajon gjatë tre mujorit të parë dhe kjo rritje vazhdon. Sipas saj, rritja nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve.

“Paketa anti-krizë në Shqipëri, 44 miliard lekë. Është diskutuar që vendi ka pasur paketën më të ulët në rajon. Jo. Ju nuk llogarisni mbështetjen për energjinë.

Ju flisni që masat e marra kanë qenë të gabuara. Ndërkohë, sipas INSTAT Shqipëria ka pasur rritjen ekonomike më të madhe në rajon. Ka qenë 6% dhe e shpërndarë në të gjithë sektorët.

Këto shifra nuk janë të lidhura me rritjen e çmimeve, por të rritjes reale. Të dhanë tona për ecurinë e dy mujorit të dytë. Ekonomia shqiptare po vazhdon të rritet, pavarësisht krizës. Ne po marrim të gjitha masat. Ky është misioni i qeverisë sonë. Ne do të vazhdojmë me këto paketa”, tha ministrja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kemi pasur të dhënat më të mira në Rajon”

Ibrahimaj: Bujqësia sektori i vetëm që pësoi rënie, ja arsyeja

Qeveria do kërkojë edhe 700 milionë euro borxh

“Do përdoren për arsimin, shëndetësinë e infrastrukturën”