MENU
klinika

Firmos shqiptari

Inter zyrtarizon Kristjan Asllanin

30.06.2022 - 16:38

Inter zyrtarizon afrimin e Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar zhvilloi dje vizitat mjekësore, teksa sot është bërë postimi përkatës nga klubi.

Ekipi nga Milano ishte prej ditësh në negociata me Empolin dhe në fund është gjetur marrëveshja. Bëhet fjalë për një akord prej 14 milionë eurosh.

Asllani shihet si mjaft me prespektivi në Milano dhe te nënkampionët e Italisë janë të vetdijshëm se kanë bërë një  investim të rëndësishëm. 20 vjeçari ka përzgjedhur numrin 14, i njëjtë me atë që preferoi të mbajë te Kombëtarja në 2 ndeshjet e fundit.