MENU
klinika

"Nuk më thërrisnin për role në filma"

Jennifer Lopez flet për jetën pas divorcit nga Marc Anthony

16.06.2022 - 10:43

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony kanë qenë një ndër çiftet më të bukur të çdo kohe. Ata kanë qendruar së bashku për afërsisht një dekadë. Madje, u bënë edhe me dy fëmijë.

Pas ndarjes nga këngëtarja ishte thuajse e shkatërruar. Së fundmi, në dokumentarin e saj të ri “Halftime”, Lopez pranon se sa e vështirë ishte të rifillonte jetën e saj pas divorcit.

“Kur fëmijët e mi ishin tre vjeç, unë u divorcova. Isha një nënë beqare me dy fëmijë të vegjël. Si artiste, humba pak nga kush isha duke u përpjekur të ndërtoja një jetë familjare perfektë”, u shpreh ajo.

Këngëtarja pranoi se ndjente se kishte zhvlerësuar veten si aktore dhe si person.

“Në moshën 42-vjeçare, nuk më thërrisnin për ndonjë rol në film dhe kur u ktheva në punë, ndjeva se nuk e dija më se ku qëndronte vlera ime”, tha ajo.