MENU
klinika

Analiza

Në Rusi sot, “kur” është më e rëndësishme se “nëse”…

29.06.2022 - 19:13

Për vite me radhë, kudo në Rusi është spekuluar se cila sëmundje fatale ka prekur presidentin rus Vladimir Putin. Por muajt e fundit ky diskutim është shpeshtuat. Kanceri i pankreasit, kanceri i tiroides, kanceri i gjakut apo problemet e shpinës?

Të vërteta apo jo, këto thashetheme i kanë detyruar të gjithë të mendojnë seriozisht se çfarë do të ndodhte nëse Putini do të largohej.

Opozita tenton të besojë se nëse Putini largohet, regjimi i tij do të bjerë bashkë me të dhe do të ketë një shans për një “perestrojkë të re”.

Konservatorët mendojnë se ky moment do të ishte një shans i artë.

Sido që të jetë, ka pasiguri se çfarë – dhe kush – do të vijë më pas.

What If Putin Died? | What If Show

Kushtetuta e Rusisë nuk specifikon se çfarë ndodh nëse presidenti vdes gjatë kohës që është në detyrë, duke përmendur vetëm mundësinë e “arsyeve shëndetësore” që do të thotë se presidenti nuk mund të ushtrojë më kompetencat e tij ose të saj.

Megjithatë, në praktikë, procedura është e njëjtë me atë të dorëheqjes.

Në situatën aktuale, çështja e përgatitjes është kyçe: a do të jetë largimi i Putinit i papritur, apo ai do të ketë kohë për të vajosur një pasardhës?

Nëse një pasardhës njihet paraprakisht, elitat do të kenë më pak hapësirë ​​për manovrim. Sa më shumë kohë të ketë, aq më i menaxhueshëm do të jetë transferimi i pushtetit. Nëse mbështetja për Putinin mbetet relativisht e qëndrueshme, Putini dhe pasardhësi i tij do të sigurohen për vazhdimësinë e “ideologjisë Putinizmit”. Deri më tani, kjo ideologji ka siguruar një regjim të qëndrueshëm.

Megjithatë, nëse Putini largohet nga posti i presidentit papritmas dhe pa pasur kohë për të përgatitur një pasardhës, gjithçka bëhet shumë më e paparashikueshme.

Shumë do të vareshin nga faktorë jashtë kontrollit të Putinit dhe roli i elitës do të ishte shumë më domethënës.

Sipas kushtetutës, kryeministri bëhet ushtrues detyre i presidentit në rast se presidenti nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij ose të saj. Por kompetencat e presidentit në detyrë janë të kufizuara: ata nuk mund të shpërndajnë Dumën e Shtetit, të thërrasin një referendum ose të propozojnë rishikime kushtetuese.

The War Won't End Until Putin Loses - The Atlantic

Statusi i “presidentit në detyrë” duket si një pikënisje ideale për një pasardhës të mundshëm, prandaj shumë vëzhgues besojnë se transferimi i pushtetit do të fillonte me emërimin e një kryeministri të ri.

Me gjithë meritat e tij, nuk ka gjasa që Putin ta shohë kryeministrin aktual Mikhail Mishustin si pasuesin e tij. Mishustin nuk është mjaft i afërt me Putinin dhe nuk ka qenë në gjendje të bëhet më shumë se një teknokrat politik. Edhe nëse diçka i ndodh Putinit nesër dhe Mishustin bëhet president në detyrë, kjo nuk e bën atë automatikisht kandidatin favorit për të fituar zgjedhjet e mëvonshme presidenciale (sepse ai nuk është zgjedhur nga Putini).

Në fakt, nëse Mishustin do të vendosej papritur në pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit pa përgatitje adekuate, ai do të ishte në një situatë shumë të vështirë.

Ai do të ishte i varur nga administrata presidenciale dhe çdo vendim i madh politik i pavarur, apo ndryshim i personelit në qeveri, do të shkaktonte me siguri konflikt.

Procedura e saktë kushtetuese në rast të vdekjes së presidentit është që Këshilli i Federatës ka 14 ditë për të thirrur zgjedhjet presidenciale (votimi duhet të bëhet brenda tre muajve nga përfundimi i kompetencave të presidentit). Nëse Këshilli i Federatës nuk i shpall zgjedhjet në kohë, i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse nuk do të kishte pasardhës të emëruar, roli i institucioneve formale do të rritej, së bashku me mundësitë për elitën për të luajtur një rol.

Is Vladimir Putin dead? - New Statesman

Tani për tani, institucionet kryesore të pushtetit funksionojnë si pjesë e regjimit informal të Putinit. Por nëse Putini do të largohej pa një pasardhës, ato do të bëheshin mjete për interesat e korporatave të mëdha, të shërbimeve të sigurisë, të udhëheqjes së Rusisë së Bashkuar dhe të bashkëpunëtorëve dhe miqve me ndikim të Putinit.

Por nëse Putini largohet me pak mbështetje politike për regjimin, nivele më të larta pakënaqësie dhe më shumë probleme ekonomike, atëherë do të ketë më pak hapësirë ​​për manovrim dhe zëri i biznesmenëve do të dëgjohet.

Nëse kjo ndodh, zgjedhja e një pasuesi do të ishte një proces shumë më konfliktual.

E thënë thjesht, duke pasur parasysh mjedisin aktual politik në Rusi, sa më shpejt të vdesë Putini, aq më të mëdha janë shanset për një revansh konservator.

Burimi: The Moscow Times

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë na mëson “Teoria e Lojës”

Çfarë do të bëjë më pas Putini?