MENU
klinika

Ja si qëndron e vërteta

Johnny Depp do të kthehet në “Pirates of the Caribbean”?

29.06.2022 - 11:20

Jeta e një pirati mund të mos jetë më për Johnny Depp.

Ditën e djeshme u shfaq një raport që pretendonte se aktori po punonte për një marrëveshje prej 301 milionë dollarësh për t’u rikthyer në “Pirates of the Caribbean”.

“Disney është shumë i interesuar të rregullojë marrëdhënien e tyre me Johnny Depp”, tha një burim për “PopTopic” katër vjet pasi aktori u largua nga Disney.

“Ata kanë shumë shpresë se Johnny do t’i falë dhe do të kthehet si personazhi i tij ikonë.”

Por përpara se fansat e Depp të emocionohen shumë, një përfaqësues i aktorit i tha NBC News, “Kjo është e gjitha e sajuar”. Pra kthimi i Depp në Disney nuk është i vërtetë.

Depp luajti kapitenin Jack Sparrow në të pesë filmat, ku i fundit ishte filmi i vitit 2017 “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”.

Në maj, producenti i Pirates, Jerry Bruckheimer, i cili tani është duke punuar në dy filma të tjerë, u pyet nëse Depp do të kthehej për projektet e ardhshme.

“Jo në këtë pikë,” tha ai për The Sunday Times. “E ardhmja ende nuk është vendosur”.

Komentet u bënë kur Depp ishte në mes të gjyqit të tij për shpifje kundër Amber Heard. Gjatë gjyqit, Depp tha se nuk kishte interes për një kthim në Piratët e Karaibeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“E vërteta nuk humbet kurrë”

Johnny Depp reagon pasi fitoi gjyqin

Po tani ç’do ndodhë me karrierën e tyre?

Johnny Depp dhe Amber Heard, sërish në ‘gjyq’!

“Pirates of the Caribbean”

Jack Sparrow zëvendësohet nga një femër?!