MENU
klinika

Çmimi që duhet të paguajnë

Juventusit i duhen pará, Vrioni në “ankand”

21.06.2022 - 12:02

Juventus po mendon një strategji të re për të mbushur arkat e klubit, në mënyrë që të lehtësojë barrën financiare dhe të operojnë me qetësi në këtë sesion të merkatos.

“Zonja e Vjetër” ka jo pak, por 10 lojtarë në formë huazimi, një prej tyre është edhe sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Giacomo Vrioni. Talenti kuqezi u shpall së fundmi golashënuesi më i mirë në Austri dhe për të interesohen disa klube si Sampdoria, Besiktah, Getafe, Anderlecht dhe Groningen.

Drejtuesit e Juves kanë gjetur akordin në parim me përfaqësuesit e Vrionit që sulmuesi mund të largohet në klubin që paraqet ofertën më të mirë.

Sipas mediave italiane, Vrioni mund të largohet në formë huazimi me detyrim blerje për 10 milionë euro. Ekziston dhe një tjetër variant, Vrioni mund të përfshihet në planet e Allegrit nëse drejtuesit e klubit nuk arrijnë të gjejnë në kohë një zëvendësues për Dusan Vlahovic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN