Lionel Messi nuk ka dashur të mungojë në inaugurimin e Qendrës së Tumorit Pediatrik SJD në Barcelonë. Fondacioni i tij ka qenë çelësi për zhvillimin e këtij projekti, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm për shumë fëmijë që vuajnë nga sëmundja e rëndë.
Futbollisti i shquar argjentinas ka qenë gjithmonë shumë i vetëdijshëm se si po evoluonin punimet dhe për këtë arsye nuk ka dashur ta humbasë inaugurimin.
“SJD Pediatric Cancer Center Barcelona” është qendra e re që do t’iu shërbejë fëmijëve dhe adoleshentëve me tumor dhe familjeve të tyre. Përveç kësaj, qendra do t’iu shërbejë 400 pacientëve në vit, 30% më shumë sesa mund të trajtojë aktualisht. Qëllimi i saj është të konsolidohet si një qendër kryesore e tumorit në mbarë botën.
View this post on Instagram