MENU
klinika

"Kanë prerë biletën shumë emigrantë"

Këlliçi paralajmëron surpriza: Në protestën e 7 korrikut do jetë edhe…

30.06.2022 - 20:25

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi teksa foli për protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha tha se do të ketë surpriza në pjesëmarrje. Teksa renditi problemet, që sipas tij, po rëndojnë sot mbi shoqërinë shqiptare, Këlliçi theksoi se në protestë do të vijnë edhe shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që kanë prerë tashmë biletën.

Në një intervistë në emisionin “Frontline” në News24, Këlliçi u shpreh se i pranishëm do të jetë edhe Ilir Meta.

“Neve na kërkojnë llogari pse u bë në korrik dhe jo në qershor, pse në mesjavë dhe jo në fundjavë, tani po na kërkojnë dhe për LSI e Ilir Metën. Ilir Meta dhe LSI aty janë . E kanë konfirmuar publikisht që do të jenë aty. Edhe unë dal në protestë si qytetar, para se të dalë si deputet. Është një kulturë qytetare të dalësh në protestë dhe është një kulturë që duhet kultivuar te shoqëria jonë, te brezi i ri”.

PJESE NGA INTERVISTA

“Qytetarët dalin për veten e tyre, për ekonominë e tyre. Nëse janë më mirë se para 10 vitesh, le të mos dalin në protestë. Por është momenti që shqiptarët të çohen në protestë për të mirën e tyre. Qëllimi i protestës është për t’i shkurtuar ditët Edi Ramës. Ka ardhur momenti të bëjmë opozitën dhe opozita bëhet kundër qeverisë, kundër kryeministrit dhe kundër kësaj qeverie që është në mandatin e tretë. Është një protestë për të rikthyer PD në binarët e opozitarizmit. Çdo opozitar që është votëbesuar, aq më tepër ata që kanë marrë mandat deputeti, po bëjnë detyrën e tyre. Pak rëndësi ka e thërret Beisha, Alibeaj, Basha, etj, por protesta është lajm i mirë. Pashë sot një reagim të Alibeajt, që më duket në kufijtë e absurdes. Të bësh thirrje për të mos marrë pjesë në protestë, më duket jo normale dhe shërbim ndaj qeverisë. Për këtë më vjen keq, që ka kolegë që në vend që të bënin thirrje për t’iu bashkuar protestës, po bëjnë dëm. Edhe të majtët mund të dalin në protestë, edhe ata e paguajnë naftën njësoj si ne. E keni parë tre ditët e fundit, që ka pasur një ulje të vogël të çmimit të naftës. Pra, një mini sinjal është dhënë. Nëse Berisha ka thënë që do kthejë opozitarizmin e vërtetë dhe se opozita nuk ka pushime, atëherë nuk na bën përshtypje pse protestojmë në korrik”, tha deputeti.

Nga çfarë jemi në rrezik?

Jemi në rrezik për shkak të shpopullimit. Shifrat janë tronditëse, alarmante. Ta them sinqerisht që Shqipëria po boshatiset. Dje isha në Përmet, bëra një takim me maturantë, ku nga 22 që kisha në takim, 100% e tyre donin të largoheshin nga Shqipëria. Të njëjtat shifra janë dhe në kryeqytet, sa i takon të rinjve që duan të ikin. Nuk kemi më një emigracion për të mbushur barkun me bukë, por një emigracion për të siguruar jetesën. Neve po na ikin mjekët, ekspertët, inxhinierët. Nëse vazhdohet me këto ritme, në këtë vend nuk do të mbetet askush. Për këtë arsye, duhet të ndalojmë dhe të mendojmë për vendin tonë. Protesta është një edukatë e qytetarëve, ndjesi e brendshme e ndërgjegjësimit të qytetarëve, që duhet të ngrihen për të rrëzuar qeverinë.

Po LSI e Ilir Meta?

Neve na kërkojnë llogari pse u bë në korrik dhe jo në qershor, pse në mesjavë dhe jo në fundjavë, tani po na kërkojnë dhe për LSI e Ilir Metën. Ilir Meta dhe LSI aty janë . E kanë konfirmuar publikisht që do të jenë aty. Edhe unë dal në protestë si qytetar, para se të dalë si deputet. Është një kulturë qytetare të dalësh në protestë dhe është një kulturë që duhet kultivuar te shoqëria jonë, te brezi i ri.

Edhe Basha ka bërë protesta, por nuk e rrëzoi Edi Ramën, nëse ai qëndron në këmbë edhe pas 7 korrikut, çfarë do t’i thoni Berishës?

Gjatë 8-vjecarit të drejtimit të PD nga Basha janë organizuar protesta shumë të mëdha, nuk e mohoj dhe nuk do e mohoj kurrë, se kam qenë dhe vetë pjesë, por ky është një organizim i ri i PD. Është një sprovë e parë për të parë cili do jetë reagimi i qytetarëve, mbështetja që ata do japin. Në varësi të numrit që do të vijë aty, do të vendoset dhe vazhdimi i aksionit politik. Jam i bindur që numri do të jetë i madh. Ka shumë njerëz që kanë prerë biletën dhe po vijnë për të protestuar, sepse edhe pse jetojnë jashtë, kanë familjet këtu dhe rritja e çmimeve ndjehet edhe tek ata. Do kemi surpriza. Rreth ditës së martë apo të mërkurë mund të kemi shifra konkrete. Kjo protestë duhet të na bashkojë të gjithëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të rikthejmë demokratët e vitit 90”

Berisha shpjegon pse zgjodhi 7 korrikun për protestën