MENU
klinika

Priten vendimet

Kërkohet burg për ish-presidentët Blatter e Platini

15.06.2022 - 15:22

Një vit e tetë muaj burgim me kusht për dy ish-drejtuesit e lartë të futbollit europian dhe botëror. Kjo është kërkesa e prokurorëve zviceranë për ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini dhe ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.

Të dy akuzohen për mashtrim ndaj Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, kur zvicerani ishte presidenti i saj, pasi i kishte dhënë francezit një pagesë të pajustifikuar prej 2 milionë frangash zvicerane (1.8 milionë euro) në vitin 2011.

Vendimi i gjykatës do të jepet më 8 korrik. Prokurori Hildbrand e akuzoi Blatterin për krimin e mashtrimit, ndoshta përvetësimin, administrimin e pabesë dhe falsifikimin e dokumenteve.

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, nga ana tjetër akuzohet për mashtrim, bashkëpunim të mundshëm në përvetësim dhe administrim të pabesë, si dhe falsifikim dokumentesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN