MENU
klinika

Bashkëpunim tjetër pas "Dale"

Kida dhe Butrint Imeri, gati të bëjnë namin dhe këtë verë!

27.06.2022 - 10:08

Pas “Dale”, këngë e cila bëri namin verën e kaluar, Kida dhe Butrint Imeri janë gati për një tjetër hit . Kënga që bashkoi forcat mes Kidës, Butrintit dhe Ledri Vulës numëron më shumë se 110 milionë klikimesh. Dhe tani, Kida dhe Butrinti janë bërë sërish bashkë.

Ata kanë zbuluar së fundmi përmes një fotoje të përbashkët, nga xhirimet e klipit të ri, se kënga është shumë afër. “Verë e nxehtë”, kanë shkruar ata krahas postimit. Kujtojmë që Kida ka sjellë dy duete për këtë verë, një me Ledri Vulën dhe së fundmi me Dafina Zeqirin.

Ndërsa Butrinti sapo ka sjellë duetin me Taynën dhe Butrint Imerin dhe Mozzik-un.