MENU
klinika

Gabimi i klubit londinez

Komenton për Brojën, Chelsea bën gafë me Rusinë

11.06.2022 - 18:03

Klubi i Chelseas, në komentet për futbollistët e vet që luajnë për ekipet përkatëse kombëtare, ka bërë një gafë. Në artikullin për Armando Brojën, i cili shënoi përsëri me fanellën e përfaqësueses shqiptare, ka dicka gabim.

Një koment i shkurtër, por me detaje shumë të çuditshme, pasi ish-klubi i drejtuar nga Roman Abramovich duket se nuk e njeh përjashtimin e Rusisë nga arena ndërkombëtare.

“Armando Broja ishte në listën e golashënuesve për Shqipërinë por nuk mundi të ndihmonte Shqiponjat për një fitore, pasi ata u mundën nga Izraeli në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi i Chelseas, i cili kaloi sezonin e kaluar në huazim te Southampton, kaloi vendasit në avantazh në Tiranë. Por Izraeli u përgjigj pas pushimit të ndeshjes për meritë të dy golave nga sulmuesi i Shaktar Donjetck, Manor Solomon”, – shkruhej fillimisht në këtë artikull.

“Ky rezultat do të thotë se Izraeli barazon me tri pikë Shqipërinë dhe Islandën pas dy ndeshjesh, ndërsa Rusia, skuadra tjetër e Grupit 2 në Ligën B, nuk ka luajtur ende”, – komenton faqja zyrtare e Chelseas.

Por në realitet, renditja sheh Izraelin në krye me 4 pikë, Islandën që ndjek me 2 dhe Shqipërinë me 1. Ndërsa Rusia, është përjashtuar nga ky edicion dhe do ta mbyllë e fundit grupin, një informacion që me sa duket nuk u ka mbërritur londinezëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kishte thirrje edhe për UÇK-në”

Tërbohen serbët: U reklamua në stadium Shqipëria e Madhe