MENU
klinika

Hapi galopant i mesfushorit kuqezi

Kontratë 5-vjeçare, ja sa do përfitojë Asllani tek Inter

21.06.2022 - 13:02

Pas akordit dhe takimit të së premtes së kaluar, Kristjan Asllani pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Interin. Zikaltrit kanë paguar për të 4 milionë euro për huazimin njëvjeçar, ndërkohë që marrëveshja përfshin blerjen e detyrueshme për 10 milionë euro të tjera dhe 2 milionë bonuse për vazhdimësinë, plus huazimin e sulmuesit Satriano tek Empoli.

Prestigjiozja “Gazzetta dello Sport” tregon edhe rrogën që do të përfitojë Kristjan Asllani. Paga për sezonin e parë të shqiptarit do të jetë 800 mijë euro, por ajo do të ketë një rritje progresive të vazhdueshme sezon pas sezoni, e cila mendohet të jetë mes 100 ose 200 mijë eurove vjetore.

Sido që të jetë, për 20- vjeçarin është një hap jo i vogël, duke menduar se tek Empoli ai ishte ende nën regjimin e kontratës së detyruar për lojtarët e rinj, e cila përfshin një rrogë bazë dhe fikse prej 120 mijë eurosh vjetore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN