MENU
klinika

"Oran 2022"

Kosova siguron medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare

29.06.2022 - 16:44

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare. Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ana Perez Box. Me këtë rast, ajo e siguroi të paktën medaljen e argjendtë në “Oran 2022”.

Kampionia olimpike do të kërkojë të artën në finalen e madhe të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi e kishte kaluar raundin e parë pa duel, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale, me Ippon eliminoi xhudisten nga Qiproja, Sofia Asvesta.

Ndërkohë, dy xhudistet tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha u eliminuan në çerekfinale dhe medaljen e bronztë do ta kërkojnë përmes ndeshjeve shtesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN