MENU
klinika

A mbajti fjalën e shqiptarit, Zagan Pashaj?

Kostandinopoja ra… Po kush e harroi portën hapur?

22.06.2022 - 17:55

        Për më shumë se 1 000 vjet, Kostandinopoja i rezistoi një numri të pafund sulmesh të dështuara. Kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, i njohur ndryshe si Perandoria Romake Lindore, ishte i famshëm për fortifikimin e mureve të qytetit dhe strategjinë e zgjuar mbrojtëse. A mund të jetë vërtet e vërtetë, që një qytet kaq i fuqishëm, bastioni i fundit i krishterimit në Lindje, ra në duart e Perandorisë Osmane sepse dikush harroi të mbyllte portën?/Konica.al

E pozicionuar strategjikisht midis Azisë dhe Evropës, Kostandinopoja rrethohej nga uji, përveç anës perëndimore. Pikërisht aty Theodosius II ndërtoi muret e famshme teodosiane. Këto mure të padepërtueshme me fortifikim të trefishtë rrethoheshin nga një hendek 20 metra i gjerë (65 ft), ndërsa muri i tretë ishte 12 metra i lartë, me trashësi 5 metra dhe përfshinte 96 kulla. Kostandinopoja u rezistoi rrethimeve dhe sulmeve, për shekuj me radhë. Megjithatë, në vitin 1453, Kostandinopoja  u përball me Sulltanin e frikshëm osman, Mehmeti II ose Mehmet pushtuesi, i cili, pas ekspeditave të shumta dhe sulmeve të njëpasnjëshme arriti ta pushtonte! Madje, Mehmeti II pati ndërtuar një kala afër Kostandinopojës që kishte të stacionuar ushtrinë e vet! Por në gjithë këtë histori, thuhet se një rol të rëndësishëm ka luajtur një shqiptar i konvertuar në fenë Islame. Në kohën kur po hidhej ideja të terhiqej ushtria osmane, ai kishte thënë “ose do të pushtojmë Kostandinopojën, ose do të vdesim në muret e saj”. Ai quhej Zagan Pashaj!

Kështu, i izoluar nga pjesa tjetër e botës së krishterë, Konstandini XI u gjend në numër më të madh me një ushtri prej vetëm 5000 vetash. Mehmeti solli me vete 80 000 burra të armatosur me topa gjigantë, njëri prej të cilëve thuhej se ishte i gjatë deri në 9 metra. Sipas “Los Angeles Times”, Mehmeti paralajmëroi se mund t’i “godiste pa paralajmërim njerëzit ose të bënte që gratë shtatzëna të abortonin”. Ai solli me vete edhe topa më të vegjël, që mund të gjuanin deri në 100 herë në ditë./Konica.al

Osmanët filluan sulmin 53-ditor, më 6 prill 1454.

Ishte një betejë e pabarabartë dhe Kostandinopoja, nuk ishte në gjendje të përballonte një teknologji të tillë moderne.

Qyteti ra në duart e tyre, më 29 maj.

Të dhënat e ditës së fundit të betejës, një aspekt i përsëritur herë pas here. Në këtë version, Mehmeti sulmoi në agim, duke hasur në një mbrojtje çuditërisht të dobët, në mbrojtjen e Kostandinopojës.

“Ndonjë budalla e kishte lënë të hapur, portën e vogël të Kerkoportës në Muret Tokësore”, – shpjegoi Brewminate. “Ata u ngjitën mbi mur dhe ngritën flamurin osman… duke u dhënë mundësinë ushtarëve të vërshonin në qytet”. Kjo është një teori e shitur në të gjithë bordin, në një sërë botimesh. Madje, edhe Elon Musk e pa veten në ujëra të turbullta, kur postoi një meme të një ushtari bizantin, që pyeste veten “A e mbylla portën?”, duke nxitur një ortek reagimesh plot zemërim nga historianët e shquar turq.

“Daily Sabah” argumenton, se kjo teori u regjistrua për herë të parë, nga historiani bizantin Doukas, në Lesbos, në kohën e rrethimit të famshëm: “Ky detaj u sajua për të kapërcyer tronditjen e pushtimit dhe për të zvogëluar nënshtrimin e qytetit nga turqit”. Me sa duket, e vërteta qëndron në faktin, se osmanët ishin thjesht, të pajisur më mirë dhe, si rrjedhojë, qenë në gjendje të gjenin shtegun, nëpër muret e famshme të Kostandinopojës./Konica.al