MENU
klinika

Tenton të hidhet nga ura me makinë

Krim i rëndë në Greqi, 55-vjeçari i merr jetën bashkëshortes

24.06.2022 - 12:12

Policia greke ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Kukaki, ku një 55-vjecarr vrau me thikë bashkëshorten e tij. Sipas mediave greke, autori pasi ka goditur bashkëshorten me thikë në gjoks, ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: ” Të vrava nënën!” .

Raportohet gjithashtu se krimi i rëndë në familje ka ndodhur sot në të gdhirë në rrugën Matrozou pas një debati me tone të larta.

Ndërkohë, sa i përket djalit, ai ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi dhe i rrëfeu krimin e rëndë. Menjëherë, sapo u kthye në shtëpi, i riu u përball me një skenë shokuese, teksa pa nënën 46-vjeçare të mbuluar në një pellg gjaku dhe të mbështjellë me perde.

Në atë kohë ishte larguar me makinë babai i tij që kishte shkaktuar tragjedinë dhe po tentonte të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga ura e “Palea Fokea”.

55-vjeçari pas vrasjes së bashkëshortes ishte duke lëvizur në rrugën Athinë-Sunio në lartësinë e plazhit Thymari, ku ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me gurët.

Ai është marrë nga autoambulanca, e cila e ka transportuar në spitali ku ende po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi