MENU
klinika

"Duhet çliruar administrata!"

Kryeministri Rama paralajmëron ngritjen e strukturës për zhvillimin e tenderave

13.06.2022 - 18:14

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ngritjen e një strukture që do të merret vetëm me tenderimet për administratën publike.

Gjatë konferencës antikorrupsion që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, Rama tha se administrata duhet të çlirohet nga ky proces, ndaj është e nevojshme një strukturë e pavarur dhe profesionale.

Kreu i qeverisë u ndal pikërisht tek profesionalizmi, për të cilën deklaroi se është një problematikë më vete që sipas tij, ndikon në transparencën dhe cilësinë e tenderave.

“Më tutje dua të theksoj pjesë që ka të bëjë me tenderat. Është një transofrmim i paimagjinueshëm nëse nisemi nga ku ka filluar kjo punë. Nëse do thonim që tenderat në Shqipëri kanë arritur transparencën e të gjithë operatorëve, ne do ishim sot jo kandidat për të çelur anëtarësimin në BE, por ne do ishim të gjithë në këmbë për anëtarësim.

Jemi në një fazë tjetër për të çliruar administratën e procesit të kontraktimit të fondeve publike përmes tenderave për të përfshirë ekspertizën e jashtme, edhe kompani ndërkombëtare në mënyrë që administrata të bëjnë administratën, dhe procesin e tenderimit ta bëjnë strukturat që kanë një profesionalizëm dhe pavarësi të madh. Problematikë është edhe paaftësia për të ndërtuar procese që janë transparente, të drejta e cilësore. Në këtë aspekt kemi shumë punë për të bërë” – tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe tek puna e bashkëqeverisjes, për të cilën deklaroi se është një strukturë që mund të përdoret lehtësisht nga të gjithë njerëzit.

“Nuk dua të zgjatem më tutje dhe të gjitha temat që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, do të preken gjerësisht. Do ta mbyll me platformën e bashkëqeverisjes, që i ka dhënë njerëzve një instrument që mund të përdoret nga të gjithë.Sot kemi hipotekën online. Nuk ke nevojë të ikësh tek hipoteka dhe të presësh në rradhë. Cikli nuk është i mbyllur. Ti do aplikosh online, dhe do presësh përgjigjen me postë në shtëpi” – tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN