MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar kujton 25 majin

Kumbulla: Një muaj më parë ishim kështu

25.06.2022 - 20:26

Marash Kumbulla nuk mund ta harrojë 25 majin 2022. Edhe pse ai nuk ishte në fushë në finalen e Conference League me Romën e tij, teksa triumfoi në “Air Albania”, mbrojtësi shqiptar e kujton plot me gëzim.

Nëpërmjet një postimi në twitter, mbrojtësi verdhekuq ka postuar 3 foto me dedikimin: “Para një muaji ishim kështu. Ditë e paharrueshme”.

Kumbulla ka shprehur besnikëri për të qëndruar te Roma, për të luftuar për pozicionin e tij, pavarësisht se Mourinho nuk e preferoi shumë sezonin që u mbyll. Torino është një nga klubet e Serie A që e dëshiron në ekip.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi i Kombëtares më i kërkuari

“Dhelprat” duan Brojën, vjen edhe Eriksen?