MENU
klinika

Tifozët e presin në aeroport

Lionel Messi pritet si hero në Barcelonë!

15.06.2022 - 21:42

Katalanasit e duan akoma Lionel Messin, pavarësisht se ai u largua vjet te PSG. Kjo është vënë re ditën e sotme, kur ai është faqur në aeroportin e Barcelonës, pas kthimit në shtëpinë që ka ende aty.

Leo Messi është padiskutim një legjendë e klubit të Barcelonës. Historia e tij është e lidhur ngushtësisht me klubin katalanasve, pavarësisht “divorcit” për shkak të problemeve financiare sezonin e shkuar.

Ylli argjentinas u rikthye ditën e sotme në Barcelona, ku ka kaluar thuajse të gjithë karrierën e tij të suksesshme. Menjëherë pas mbërritjes në aeroport “Pleshti” është pritur nga fansat.

Messi ka ende një vilë luksoze në Barcelonë dhe për këtë arsye do t’i kalojë pushimet në këtë qytet. Argjentinasi ka mbërritur sot në kryeqytetin katalanas së bashku me familjen e tij. Tifozët nuk do ta harrojnë kurrë futbollistin që shkroi historinë me katalanasit, këtë fakt e dëshmon pritja në aeroport.

Messi, bashkëshortja e tij Antonela dhe djemtë e tij Mateo, Thiago dhe Ciro janë pritur nga fansa të shumtë me të cilët Lionel është shoqëruar dhe u ka dhënë autografe. I thjeshtë si gjithnjë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN