MENU
klinika

Nga The Economist

Lufta në Ukrainë dhe do të zgjasë dhe s’do të ketë asnjë fitues!

08.06.2022 - 17:19

Lufta në Ukrainë, tani në muajin e saj të katërt, po sfidon nocionet e thjeshta të fitores dhe humbjes. Forcat ruse mendohet se kanë nën kontroll pjesën më të madhe të Severodonetsk, një qytet në skajin lindor të Ukrainës pasi kanë zmbrapsur kundërsulmet e Ukrainës.

Rezistenca ukrainase tani është e kufizuar në një zonë industriale në skajin më perëndimor të qytetit. Fitimet neto të Rusisë në Ukrainën lindore midis mesit të prillit dhe fundit të majit përfshijnë pak më shumë se 450 kilometra katrorë (rreth një e treta e madhësisë së Londrës), sipas analistëve të luftës.

As Rusia dhe as Ukraina nuk duket se do të shënojnë fitore të rëndëisshme. Në vend të kësaj, secili shpreson të shkatërrojë tjetrin duke çuar kështu në një luftë rrënimi. Humbjet e Rusisë kanë qenë të rënda. Sipas një zyrtari perëndimor, numri i forcave ruse që ishin angazhuar fillimisht në luftë u reduktua në rreth 58% të forcës së saj të paraluftës nga mesi i majit.

Grupet taktike të batalioneve ruse, formacionet bazë luftarake të ushtrisë ruse, ndoshta e nisën luftën me rreth 600 ushtarë secili; kohët e fundit  janë konstatuar vetëm 60. Dëmtimi i mjeteve ushtarake ka qenë veçanërisht i rëndë. Rusia ka humbur të paktën 761 tanke, mbi një të tretën e tyre që nga fillimi i ofensivës së Donbasit më 18 prill.

Komandantët rusë tani po përdorin pajisje të vjetra në betejë. T-62, një tank i cili hyri në shërbim në vitin 1961 dhe u krijua në vitet 1980, po përdorën në betejat në Donbas gjatë javëve të fundit.

Tom Bullock i Janes, një kompani e inteligjencës së mbrojtjes, tha se një pajisje e tillë është e destinuar ndoshta për Milicinë Popullore të Donetskut, një forcë përfaqësuese ruse, duke i lejuar ata të mbajnë një linjë mbrojtëse dhe të riorganizojnë ushtrinë ruse për detyra më të rëndësishme.

Nuk ka shumë informacione për gjendjen e forcave të Ukrainës. Zyrtarët perëndimorë nuk thonë asgjë që mund të dëmtojë moralin ukrainas dhe shumë pak prova të besueshme të tilla si imazhet në mediat sociale, që tregojnë humbjet e tyre.

Ajo që është e qartë, megjithatë, është se edhe Ukraina është “mallkuar”. Më 31 maj, presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky, tha se 60 deri në 100 ushtarë të tij po vdisnin çdo ditë, me 500 të tjerë të cilët po plagosen, norma humbjesh të krahasueshme me disa beteja të Luftës së Dytë Botërore.

Zyrtarët perëndimorë thonë se këto shifra janë gjerësisht të sakta. Një prej tyre thotë se normat e humbjeve ruse dhe ukrainase tani janë pothuajse të njëjta. Morgu në Bakhmut u raportua se ishte i tejmbushur këtë javë, me trupa që janë ende në rrugë.

Nëse konflikti  po shndërrohet në një luftë shkatërruese, cila anë ka më shumë gjasa të triumfojë?

Kjo varet cili vend mund të prodhojë një rrjedhë më të qëndrueshme të fuqisë ushtarake, pajisjeve dhe municioneve. Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, deri më tani ka refuzuar të kryejë një mobilizim mbarëkombëtar të rezervistëve dhe rekrutëve, por ka prova që ministria e mbrojtjes e vendit po përpiqet të joshë  burra me përvojë ushtarake me një pagë prej 5000 dollarë në muaj – gjashtë deri në tetë herë më shumë se paga e një togeri mesatar.

Problemi i Ukrainës është i ndryshëm. Ka një burim të bollshëm rekrutësh të motivuar, por njerëz të pamjaftueshëm për t’i trajnuar ata. Konrad Muzyka, themeluesi i Rochan Consulting, tha se numri i rekrutëve është aq i lartë sa ka një listë pritjeje prej mbi një muaji për t’u bërë pjesë.

Kjo sugjeron se në afat të shkurtër do të jetë shumë e vështirë të ndërtohen gjashtë brigada të reja – 25,000 burra, që një zyrtar ukrainas tha për Financial Times se do të ishte e nevojshme për një kundërofensivë të madhe për të rimarrë kontrollin e territoreve në lindje dhe jug.

Në pamje të parë, pajisjet nuk duket se janë problemi. Amerika, Australia dhe vendet europiane kanë dërguar artileri, municione dhe armë të tjera në Ukrainë gjatë muajit të kaluar. Amerika, Britania dhe Gjermania kanë premtuar gjithashtu raketahedhës që mund të godasin rreth tre herë më larg se sistemet e artilerisë.

Ndoshta nuk do të vijnë në kohën e duhur sa për të ndaluar pushtimin e Severodonetsk nga Rusia dhe ndoshta qytetet e afërta, si Lysychansk, të cilin Zelensky e vizitoi personalisht më 5 qershor. Pentagoni tha se do të duhen javë të tëra për të trajnuar forcat ukrainase për përdorimin e raketës Himar.

Por nëse lufta zgjatet me muaj apo edhe vite, siç kanë deklaruar zyrtarët amerikanë dhe europianë, këto armë të huaja do të luajnë një rol jetësor.

Rezervat e municioneve të tilla në ish-shtetet e Paktit të Varshavës, si Polonia, gjithashtu do të mbarojnë me kalimin e kohës. Nëse ushtria e Ukrainës do të përdorët armët e standardeve të NATO-s, kjo do t’i lejojë vendeve perëndimore të bëjnë një fushatë shumë më të gjatë.

“Edhe pse Donbasi duket i favorshëm për Rusinë, tendencat e përgjithshme në balancën ushtarake ende favorizojnë Ukrainën,” argumenton  Kofman nëse vazhdon furnizimi me armë i Ukrainës.

As nuk është e thjeshtë që Ukraina të përdorë në mënyrë efektive armatimin e ri. Megjithëse zyrtarët perëndimorë të mbrojtjes janë impresionuar nga shpejtësia me të cilën trupat ukrainase kanë arritur të përdorin këto armë të panjohura për ta dhe sidomos në kushte lufte.

Sipas The Economist, shumë artileri janë kthyer në Poloni për tu riparuar. Rusia ka ende përpari përsa i përket armëve. Administrata Biden beson se paketa prej 40 miliardë dollarësh e ndihmës e nënshkruar nga presidenti më 21 maj do të ndihmojë Ukrainën deri në fund të luftës.

Në praktikë, të dyja palët do të duhet të ndalojnë luftimet, të pushojnë dhe të ripozicionojnë ushtritë e tyre.

Megjithatë, luftimet ka të ngjarë të vazhdojnë. Putin ka një pikëpamje cinike për qëndrimin e perëndimorëve. Ai beson se ndarjet europiane dhe transatlantike do të vazhdojnë ndërsa lufta zgjatet.

Çmimet më të larta të energjisë, inflacioni dhe rënia ekonomike mund të inkurajojnë ata që duan një armëpushim të hershëm.

“Ne nuk mund ta bëjmë atë gabim përsëri,” argumentoi Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, më 6 qershor, duke përmendur pushtimin e Gjeorgjisë në 2008, si dhe marrëveshjet e Minskut të negociuara nga Franca dhe Gjermania pas pushtimit të parë të Rusisë në Ukrainë në 2014.

Ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë.”

Burimi: The Economist