MENU
klinika

Goditjet e para të klubit zikaltër

Lukaku e Asllani në selinë e Inter, priten zyrtarizimet

29.06.2022 - 11:19

Romelu Lukaku zbarkoi në Milano në orët e para të mëngjesit, i buzëqeshur, ku nuk nguroi as të pozojë me shallin zikaltër. E mërkura pritet të jetë një ditë intensive për sulmuesin belg pasi do ti nënshtrohet vizitave mjekësorë, më pas firma mbi kontratë.

Ashtu siç pritej, tifozët zikaltër, ata ultras, nuk ishin të pranishëm për ta pritur në aeroport, por ky fakt nuk fsheh dot gëzimin e tij për këtë rikthim në Milano, ishte një transferim që e dëshironte me çdo kusht dhe bëri gjithçka për ta realizuar:

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer”, u shpreh shkurtimisht Lukaku. Simone Inzaghi do të ketë në dispozicion një gjigant si Lukaku, një sulmues që dy vite më parë ishte protagonisti kryesor në fitimin e titullit kampion, teksa u shpall dhe golashënuesi më i mirë në Serie A.

Jo vetëm Romelu Lukaku, e mërkura është një ditë që do të kujtohet gjatë edhe për yllin kuqezi, Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar ka zbarkuar në orët para të mëngjesit në Milano, ku i është drejtuar qendrës Humanitas për të kryer vizitat mjekësore.

Më pas është parashikuar një takim në zyrat e klubit ku mesfushori do të nënshkruaj kontratën e tij të re. Asllani do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 1,2 milionë euro në sezon. Asllani konsiderohet në ambientin zikatër si pasuesi i Brozovic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Plani i kampionëve të Spanjës

Real Madrid u mbyll derën dy yjeve në merkato