MENU
klinika

Ngjarja e rëndë

Makina hyn brenda xhamisë në Pejë, tre persona të lënduar

13.06.2022 - 11:55

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (01:30), ka ndodhur një vetaksident trafiku në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Një veturë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda një xhamie.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e vetaksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Pamje nga vendi i ngjarjes kanë publikuar mediat lokale. /Gazeta Express/