MENU
klinika

Dogji zyrën e noterit në Sarandë

Marjo Sinani rrëfen porositësin para hetuesve

09.06.2022 - 09:47

Marjo Sinani, i arrestuar nga policia si autor i djegies së zyrës së noterit Aleko Anagnosti, ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë ka rrëfyer përpara hetuesve emrin e personit që porositi dhe e pagoi për “punën” që do bënte.

Marjo Sinani u arrestua mëngjesin e 7 qershorit dhe në cilësinë e provës materiale, atij i janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari për djegien e zyrës së noterit të arrestuar për tjetërism pronash. Policia nuk ka patur asnjë dyshim se Marjo Sinani është paguar nga persona të tjerë për të djegur zyrën e noterit dhe policia e ka marrë në pyetje për zbardhjen e personave që mund ta kenë paguar.

Dyshime ka patur edhe për porositësin e kesaj ngjarje dhe paralelisht për sigurimin e provave për Marjo Sinanin, forcat blu kanë siguruar dhe prova per porositësin e saj.

Mbi bazën e këtyre provave te siguruara nga policia, Marjo Sinani kur është gjendur para hetuesve, nuk i ka mbetur tjetër vec të zbërthehet para grupit hetimor dhe ka pranuar të bashkëpunojë ne lidhje me këtë hetim, i cili është ndjekur në një dinamikë të shpejtë nga grupi hetimor. Ende nuk dihet nëse emri që dha 41-vjeçari para hetuesve është arrestuar, por që prej mbrëmjes së djeshme ka nisur puna për kapjen e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Provat që çuan në pranga 41-vjeçarin

Dogji zyrën e noterit, si u identifikua autori