MENU
klinika

Çfarë u ra dakord?

Marrëveshje Greqi-Gjermani, Athina dërgon tanke në Ukrainë

01.06.2022 - 10:32

Pas një marrëveshjeje me Gjermaninë, Greqia do të dërgojë tanke të modelit BMP-1 në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes Helene ka njoftuar se pas takimit të sotëm të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me kancelarin gjerman Oalf Scholz, u ra dakord që Athinë të dërgojë tanke BMP-1 në

Ukrainë dhe ti zëvendësoje me tanket Marder të prodhuar në Gjermani, shkruan BBC.

Në veçanti, “u ra dakord marrja e automjeteve luftarake të blinduara gjermane BMP-1 (të marra në 1994), në mënyrë që të dërgohen në Ukrainë dhe zëvendësimi i tyre me një numër të barabartë automjetesh luftarake Marder të prodhimit gjerman “.

Tanket BMP-1 janë automjete që i janë dhënë Greqisë pas bashkimit të Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore./abcnews.al/