MENU
klinika

Genocidi

Masakra ndaj shqiptarëve të Çamërisë

27.06.2022 - 11:10

         Masakra më e egër ndaj shqiptarëve të Çamërisë, u shënua më 27 qershor 1944, në zonën e Paramithisë, ku forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë.

Të nesërmen, një batalion tjetër i EDES hyri në Parga, ku vrau 52 shqiptarë të tjerë.

Më 23 shtator 1944, u plaçkit qyteti Spatar dhe u vranë 157 veta.

Gra të reja dhe vajza u përdhunuan dhe ata burra që mbetën gjallë, u dërguan në ishujt e Egjeut.

Gjatë gjenocidit kundër popullsisë çame në vitet 1944-1945 janë vrarë gjithsej 2.771 civilë shqiptarë: në Filat dhe rrethinat 1.286, në Igumenicë dhe rrethinat 192, në Paramithia dhe rrethinat 673 dhe në Parga 620.

Janë plaçkitur dhe djegur 5.800 shtëpi në 68 fshatra.

Popullsisë çame iu rrëmbyen pronat e pasuritë dhe u përzunë me dhunë nga trojet e tyre autoktone.

Llogaritet që 28.000 çamë të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Himarës, Durrësit dhe Tiranës.

Çamëria përbën grupin e katërt të krahinave etnografike, që formojnë Toskërinë, sot në territorin grek, korrespondon me prefekturën e Thesprotisë. Në kohërat antike thesprotët, së bashku me fiset Molose e Kaone, përbënin fiset kryesore të Epirit. Çamëria shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, nga lumi i Pavllës e deri në gjirin e Prevezës, ku bëjnë pjesë rrethet e Filatit, të Gumenicës, të Margëlliçit, të Paramithisë, të Pargës e të Prevezës. Çamëria zë një sipërfaqe prej 4 000 km katrorë, me një vijë bregdetare prej 107-108 km. Ajo ka një popullsi prej më shumë se 75. 000 frymësh, e cila është tërësisht shqiptare.

Trojet shqiptare të Çamërisë u zaptuan nga Greqia gjatë luftërave ballkanike dhe u aneksuan nga Konferenca e Ambasadorëve me vendimin e 11 gushtit të vitit 1913. Vija përfundimtare e kufirit u vendos në Traktatin e Firences, më 17 dhjetor 1913. Traktati i Lozanës i vitit 1923 iu dha shkas qarqeve drejtuese të Athinës, që të dëbojnë me dhunë çamët nga trojet e tyre.

Masakrat ndaj popullsisë çame, nisi më 27 qershor të vitit l944, nën udhëheqjen e gjeneralit famëkeq, Napoleon Zerva. Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë në rajonin e Paramithisë. Forcat e Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (EDES) hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë. Popullsia e Parathimisë u kap në befasi. Numri i civilëve të vrarë ka qenë: në Filat l286, në Gumenicë l92, në Pargë 620 dhe gjatë periudhës 27 qershor 1944 deri në mars 1945, u vranë 2771 civilë.

Si pasojë e këtij gjenocidi, rreth 25.000 e pjesës së popullsisë myslimane së Çamërisë, u shpërngulën dhe u vendosën në qytetet shqiptare.

Gjatë shpërnguljes e ikjes së tyre drejt Shqipërisë, rreth 2 400 vetë kanë humbur jetën gjatë rrugës, për shkak të mungesës së ushqimit dhe vuajtjeve. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 30 qershor 1994 e shpalli 27 qershorin si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”. Shumë pjesëtarë të komunitetit çam, më 27 qershor të çdo viti, përkujtojnë në Qafë-Botë, të afërmit e tyre që u masakruan nga shteti grek gjatë viteve 1913-1944.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’

Historia e tmerrshme që fshihet pas fotos së fëmijës

‘Shqiptari’ që vrau shqiptarët…


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit