MENU
klinika

Pafajësi e mohuar

Mbi prindërimin: “Jepuni fëmijëve lodra të thjeshta, jo tabloide!”

01.06.2022 - 14:23

         Larg smartfonët dhe tabletët, nga të vegjlit! Sinjalizimi, edhe pse i mbështetur nga një studim shkencor prestigjioz, erdhi në dhjetor 2018 nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, që tregoi sesi përdorimi i telefonave celularë, tabletëve, por edhe thjesht pajisjeve elektronike me ekrane të ndezura, nuk rekomandohen për rritjen mirërritjen e fëmijëve. Më mirë lodra të thjeshta dhe krijuese, që stimulojnë imagjinatën dhe zhvillimin njohës.

Raporti i publikuar nga AAP përqendrohet mbi të gjitha në këshilla për prindërit se çfarë lloj lodrash duhet t’u dhurojnë ose t’u japin fëmijëve nga lindja deri në moshën shkollore. Këshillat e ekspertëve të pediatrisë janë pikërisht këto:

“Lodrat kanë evoluar me kalimin e viteve dhe reklamat mund t’u japin prindërve përshtypjen se lodrat me një platformë” virtuale “ose dixhitale janë më arsimore […] Hulumtimi na tregon se lodrat më të mira, nuk janë ato me dritë verbuese ose të shtrenjta, ose që vijnë me një app për t’i përdorur”.

Cilat janë lodrat më të mira që stimulojnë krijimtarinë e fëmijëve dhe gjithashtu, marrëdhëniet e tyre me mjedisin e njerëzit përreth tyre?

Sipas pediatërve amerikanë, “lodrat më të mira, janë ato që përfshijnë prindrit dhe fëmijët në lojë, të pretendojnë sikur, apo dhe të ndërveprojnë së bashku […] Ju nuk merrni të njëjtën kënaqësi nga një tabletë, apo një ekran. Ndërsa, kur fëmijët luajnë me prindrit, këtu ndodh magjia e vërtetë, pavarësisht nëse ata janë duke u lodhur me personazhet e lodrave, apo tullat, apo enigmat së bashku”.

Shkurt, fëmijët mund të luajnë me tulla dhe gjëegjëzë, për të zhvilluar aftësitë e tyre motorike, zhvillimin gjuhësor dhe njohës, vetëdijen hapësinore dhe aftësitë e para matematikore. Ndaj, të dashur prindër që jeni duke na lexuar, mos lejoni që vogëlushët tuaj, të marrin telefona inteligjentë ose tableta, apo ndonjë gjë që është digjitale, që në moshë të hershme; stimulojeni kureshtjen e tyre me lodra, apo lojra edukative ose “sociale”… ata, do t’u jenë mirënjohës në të ardhmen!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Frojdi, psikanaliza dhe letërsia

“Ëndrrat shprehin kujtime dhe njohuri”